Grigore Brâncuş (1929–2022)
In: Studime filologjike, Heft 1-2, S. 173-177
Më 2 prill 2022 u nda nga jeta prof. Grigore Brâncuş, një nga gjuhëtarët më të shquar rumunë, anëtar titullar i Akademisë së Shkencave të Rumanisë. Grigore Brâncuş kreu studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Bukureshtit më 1953 dhe filloi punën në katedrën e gjuhës rumune, ku dha mësim deri më 1999. Veprimtaria e tij shkencore shtrihet në një varg fushash të romanistikës, si historia e gjuhës rumune, dialektologjia, leksikologjia, filologjia, toponimia e antroponimia, historia e gjuhës letrare, stilistika, dhe përfshin gjuhën rumune në të gjitha etapat e evolucionit të saj. Ndihmesa të rëndësishme ka sjellë edhe në trajtimin e shumë çështjeve të rumanishtes në vështrimin e saj si gjuhë e romanitetit lindor dhe ballkanike. Ishte një nga specialistët më të mirë në studimin e problemeve të substratit të rumanishtes, vështruar në krahasim me gjuhën shqipe.